Grupi i Deputetëve të Pavarur për herë të parë që nga ndarja nga Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur debat me temë luftimin e korrupsionit.
Me këtë rast, njëri nga deputetët e këtij grupi, Visar Ymeri, ka thënë se shteti po dështon që ta luftojë korrupsionin, ndërkaq brenda javës, ky grup parlamentar do të thërrasë seancë plenare mu për çështjen e korrupsionit në Republikën e Kosovës.
Nga ana e saj, deputetja Shqipe Pantina, tha se grupi i deputetëve të pavarur tashmë do të jenë shumë aktivë në inicimin e çështjeve të ndryshme, e sidomos atyre që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit.