Gecaj e Selimi ‘përplasen’ keq për koalicionin LDK-Vetëvendosje

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu të paktën ka deklaruar zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e LDK-së Bajram Gecaj.

Ky i fundit ka thënë se koalicioni edhe ka mundësi të ndodhë, nëse zyrtarë të VV-së kthjellen dhe kur aty të mos jenë figura si Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj.

I pyetur nga gazeta “Bota sot” lidhur më këtë çështje, Gecaj ka thënë LDK-ja, në të ardhmen ka gjasa të bëjë koalicion me VV-në, nëse nga ajo parti largohen individë  desktruktiv-anarkist  siç i ka quajtur, si Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj, por edhe disa të tjerë.

Gecaj ka theksuar se është kundër Kurtit dhe Molliqajt, pasi sipas tij, ata përdorin metoda të dhunës.

“Ata janë anarkistë, ju i keni pa edhe metodat të cilat i kanë përdor . Ata përdorin metoda të dhunës, gazin lotsjellës dhe koktej molotovin. Pra, ata avokojnë dhunën dhe në një shtet demokratik nuk ka vend për mjete të tilla”, ka deklaruar Gecaj.

Por, zëvëndësministrit Gecaj, i është përgjigjur ashpër Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së Rexhep Selimi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar dhe ironizuar rëndë Gecajn, duke thënë se ai është fytyra tipike e Qeverisë së koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe.

Prandaj, sipas Selimit, ai flet në emër të Qeverisë, kryeministrit dhe koalicionit.

“Ai edhe flet edhe në emër të Qeverisë, edhe në emër të kryeministrit, edhe në emër të koalicionit. Ky i ka mbet kësaj qeverie që po e mban “frontin” ende. Ky nganjëherë e zëvendëson edhe Edita Tahirin, por vetëm në raste të caktuara. Ky është niveli I kësaj qeverie – Bajram Gecaj!”, ka thënë ai.

Selimi ka theksuar se ky nivel i Gecajt, Vetëvendosjen e ka lënë pa tekst.

Ndryshe, për një koalicion të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV-së është përfolur edhe më parë,  Madje, këshilltari ligjor i kryeministrit, Besnik Berisha pati deklaruar se zyrtarë të LDK-së kanë mbajtur disa herë takime me ata të VV-së, larg syrit të mediave./BS

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme