Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se koalicioni nuk i ka votat për Demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas tij, kjo nuk e rrezikon koalicionin qeverisës, ndërsa shton se “nuk bëhet kiameti me shku në zgjedhje”.
“Prapë kemi me qenë rivalë me PDK-në”, tha Gecaj në televizionin Rrokum.
Gecaj, duke mohuar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “mit është përkrahja e Vetëvendosjes nga populli”.
“Mos ta kishin fituar Prishtinën, me ndihmën e partive tjera, as pesë-përqindëshin nuk do ta kishin kaluar. VV është e keqja më e madhe këtij vendi”, ka theksuar Bajram Gecaj.