Gecaj porositë Vuçiqin ta “vazhdojë ëndrrën” për Ujmanin

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se kryeministri Serbisë Aleksandër Vuçiq po sheh ëndërr që ka në dorë liqenin e Ujmanit.

“Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paska thënë se, ‘nuk ka njeri i gjallë në botë që do të mund ta bindte të nënshkruaj që liqeni i Ujmanit t’i takojë Kosovës’! Pa dyshim se Vuçiq, i njohur për mos mbajtjen e premtimeve, këtë premtim do ta mbajë shumë lehtë. Ai e di mirë që askush nuk do t’ia kërkojë nënshkrimin që të heqë dorë nga diçka që nuk është e tija”, ka thënë Gecaj.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka bërë edhe një krahasim lokal për këtë gjë.
“Kjo i bie sikur unë t’i them fqinjit tim të fshatit të Lumbardhit se kurrë nuk nënshkruaj që toka e tyre, ngjitur tokës sime, t’u përkiste atyre, ndërkohë që ata i kanë ‘letrat’ kadastrale dhe nuk qajnë kokën fare për fjalët e mia shterpe!”, ka thënë Gecaj.

E nga profili i tij në Facebook, Gecaj e ka pasur një porosi për Vuçiqin, përcjell Koha.net.
“‘Keep dreaming’ (vazhdo ëndërro) i thonë kësaj z. Vuçiq”.

Altoparlant të Vuçiqit e ka quajtur drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. E ka komentuar edhe një deklaratë të tij.
“Ndërsa altoparlanti i mu këtij të fundit, Marko Gjuriq, na paska ‘përkujtuar’ se, ‘në dekadat e, siç e quan ai, regjimit komunist, në Kosovë serbët ishin nën presion, dëbim të detyruar, ndalimin e kthimit…’; fjalë këto sigurisht të huazuara nga ndonjë raport i NATO-s për disa nga arsyet e intervenimit të tyre në Kosovë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme