Geer: Do të bashkëpunojmë me të gjithë që synojnë anëtarësimin në BE

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, deklaroi se BE nuk është e interesuar për deklaratat e partive politike gjatë fushatës, por do të vlerësojë veprimet e tyre pas formimit të qeverisë së re.

Geer gjithashtu tha se nuk i komenton negociatat mes partive për formimin e qeverisë së re, duke shtuar se ata janë në komunikim me të gjitha partitë.

“Unë nuk mund të komentoj në lidhje me negociatat të cilat për momentin janë duke u zhvilluar. Me rëndësi është të potencohet se kishim zgjedhje demokratike, të cilat duhet të rezultojnë me formimin e qeverisë së re. Sa i përket BE-së ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me të gjithë ata që do të punojnë për avancimin e rrugëtimit drejt BE-së dhe ata të cilët do të punojnë në reformat e kërkuara nga BE dhe të gjitha hapat tjerë që do të kontribuojnë për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendit në BE. Ne flasim me të gjitha partitë politike, që janë duke biseduar për qeverinë e re. Sa i përket negociatave ajo nuk është punë e BE-së. Në praktikë të gjitha partitë gjatë fushatës kanë pasur agjendë politike e cila jep rrugëtimin e qartë të integrimit në BE. Pra, nuk ka të bëjë me atë se çfarë partitë thonë, por ne do të vlerësojmë atë çfarë do të bëjnë ata pas formimit të qeverisë”, tha mes tjerash Geer, i cili sot ishte për vizitë në Universitetin e Tetovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme