Koordinatori i grupit të punës për revidimin e projektit “Shkupi 2014”, Miroslav Gërçev mbrëmë në Kanal5 ka theksuar se ky trup ka qasje të njejtë ndaj përmendoreve, pa dallim se ato janë maqedonase apo shqiptare.
“Përreth qendrës në kuadër të projektit Shkupi 2014 ka edhe tre përmendore shqiptare. Të trija janë vendosur nga komuna, dhe jo nga Kuvendi, që ka kompetencat si organ i vetëm për vendosjen e përmendoreve. Ju garanotj se për këto përmendore rekomandimi do të jetë për heqjen e tyre dhe gjendja të kthehet si ka qenë”, ka theksuar Gërçev.
Në pjesën qendrore të Shkupit janë vendosur përmendorja e Nexhat Agollit, Pjetër Bogdanit dhe Josip Bagerit.