Gërvalla- Mustafës: S’kanë me të pi ujë sharjet dhe kërcënimet

Anëtarja e njohur e LDK-së, Donika Gërvalla e ka përkrahur Shpejtim Bulliqin në “përballjen” me Isa Mustafën për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Vajza e patriotit të famshëm, Jusuf Gërvallës i ka dërguar porosi kryeministrit të Kosovës duke i thënë se kërcënimet dhe sharjet nuk do t’i pijnë ujë.

“Kryeministër, kërcënimet dhe sharjet nuk pijnë ujë

Kryeministri i Republikës së Kosovës mban peng dhe të izoluar qytetarët e Kosovës duke refuzuar të kryejë detyrën e tij: luftimin serioz të krimit dhe korrupsionit si dhe rishqyrtimin urgjent të marrëveshjes skandaloze të demarkacionit dhe rinisjen sa më të shpejtë të bisedimeve me Malin e Zi, bazuar në faktet dhe argumentet e pamohueshme, të cilat ka kohë nuk lënë vend për asnjë dilemë.

Kjo marrëveshje nuk ka për t’u ratifikuar. Gabimet e bëra janë të korrigjueshme. Sa më shpejtë ta kuptojë këtë Isa Mustafa, aq më mirë. Në mos ai, pasardhësi i tij do të hyjë në negociata serioze me Malin e Zi, të cilat si rezultat do të kenë një marrëveshje të drejtë për të dy palët.

Qytetarët e Kosovës nuk e e meritojnë gardhin që kanë ngritur rreth tyre Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe të gjithë ata, që edhe pse e dinë të vërtetën, mbyllin sytë para saj” shkruan Gërvalla në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme