Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se, Serbia ka dalë kundër marrëveshjes së propozuar nga BE-ja, por kërkon vetëm krijimin e asociacionit në Kosovë.
Sipas saj, nëse ndodh kjo, atëherë asociacioni kthehet në kalë troje për Kosovën, siç ka ndodhur me republikës Sërbska në Bosnje.
‘Vuçiç dhe kryeministrja e tij edhe me shkrim kishin deponuar në BE se nuk e njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
Përndryshe nxjerrja e tij drafi nga ajo pako, është shumë e rrezikshme. Ai draft që na e kanë paraqitur partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovë, përndryshe është një kalë troje si republika Serbska në Bosnje.
Ne i qëndrojmë fjalës që kemi dhënë, por ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjithë pakon nëse Serbia merr përsipër zotimet e saj.
Kaq është kjo puna e asociacionit’, tha Donika Gërvalla në intervistën e saj në SYRI TV.