Gërvalla, Osmani, Bulliqi sot mbajnë takim në Deçan, i ftuar edhe Mustafa

Donika Gërvalla, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi, Rexhep Gjergji, Naser Rugova, Idriz Zeqiraj, janë vetëm disa nga emrat pjesëmarrës të takimit publik që do mbahet në Deçan, e që organizohet Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, bëhet me dije në një njoftim për media.

Sipas këtij njoftimi, takimi mbahet në vazhdën e takimeve bashkëbiseduese me qytetarë, kryesisht me elektorat të LDK-së, por edhe me të interesuarit tjerë.

“Në këtë takim, në mënyrë publike janë të ftuar edhe Akademik Isa Mustafa, kryetar i LDK-së; anëtarë të Kryesisë së kësaj partie; deputet të Parlamentit; degët si motra në gjithë Kosovën, si dhe figurat tjera të kësaj partie, brenda dhe jashtë Kosove”, thuhet në njoftim, e nënshkruar nga Shaqir Shala, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, përcjell Koha.net.

Sipas njoftimit, takimi është i hapur për gjithë qytetarët e Deçanit dhe komunave tjera të Kosovës, e të cilët mund të japin kontributin e tyre, qoftë me pyetje, diskutime apo edhe rekomandime.

Takimi mbahet sonte, duke filluar nga ora 17:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.

Vlen të përmendet se dega e LDK-së në Zvicër është e kontestuar nga kjo parti. Kryetarja e kësaj dege, Donika Gërvalla, është penguar disa herë që të marrë pjesë në takimet e rëndësishme të strukturave të partisë.KOHA.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme