Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla ka pritur në takim homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron.
Pas takimit Cameron dhe Gërvalla pritet të deklarohen për media.
Cameron gjatë vizitës në Kosovë do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Cameron ka qenë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar gjatë viteve 2010-2016 ndërsa aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Jashtëm.