Gërvalla: S’ka arsye të mos votohet Haxhiu, partitë politike t’i thërrasin mendjes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla Schwarz u ka bërë thirrje partive politike që të votojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albulena Haxhiun.

Gërvalla Schwarz para mediave tha se deputetja e LVV-së, Haxhiu është më e votuara nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Tutje ajo tha se arsyetimet e partive politike duke refuzuar të votojnë Haxhiun është false.

“E kemi thënë qartë se Albulena Haxhiu është kandidatja jonë. Haxhiu është femra më e votuar në vend në zgjedhjet  e 9 shkurtit. Nuk ka asnjë arsye asnjë parti, ose grup parlamentar të refuzojë votën për Albulena Haxhiu. Është jo vetëm një personalitet i jashtëzakonshëm, por është edhe një person që me aktivitetin e saj politik ka dëshmuar përkushtimin e saj për këtë vend. Andaj kjo është arsyetim false. Arsyetimi i vërtetë është që partitë nuk duan të pranojnë rezultatet e 9 shkurtit”, ka thënë Gërvalla.

Tutje ajo tha se shpreson që partitë t’i thërrasin mendjes e të vazhdojnë, edhe pse siç tha nga informacionet që ka lexuar sot nuk e bëjnë optimiste që do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare.

“Bllokimi i konstituimit të Kuvendit tregon bllokimin e qëllimshëm të zbatimit të vullnetit të qytetarëve të 9 shkurtit”, u shpreh Gërvalla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme