Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat Faton Peci e Xhelal Sveçla kanë marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Guxhev.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka uruar ambasadorin me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Bullgarisë.
Tutje ajo ka thënë se Bullgaria është mbështetja e madhe e Kosovës në NATO, në Be dhe në organizata ndërkombëtare.
“Republika e Bullgarisë është mbështetëse e madhe e Kosovës në NATO, në BE dhe në organizata ndërkombëtare. Ekziston pajtimi i dyanshëm që marrëdhëniet dypalëshe t’i forcojmë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, e sidomos në fushat e sigurisë, shkëmbimeve tregtare, ekonomisë dhe bujqësisë, turizmit dhe teknologjisë”, thuhet në njoftim.