Kryetari partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar për siç ka thënë edhe për “manifestimin e përvjetorit të pavarësisë me shampanjë”.
Madje, sipas Kelmendit, festimi me shampanjë për pavarësi, është manifestim që fyen Kosovën dhe miqtë e saj.
“Festimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës u shënua dje në forma të ndryshme. Por ajo që bie në sy është manifestimi me shampanjë në qendër të Prishtinës në sheshin Skënderbeu. Pranë çdo flamuri të shtetit që e ka njohur Kosovën, organizatorët kanë vendosur nga një shishe shampanjë të shtrenjtë. I pari që hapi shishen ishte Kryeministri Haradinaj në ora 14:39 ( koha kur është shpallur Kosova shtet i pavarur). Kjo formë e manifestimit të përvjetorit të pavarësisë është fyerje për Kosovën dhe miqtë e saj.
Populli dhe shteti i Kosovës nuk e ka pije tradicionale shampanjën”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:
Festimi me shampanjë për pavarësi, manifestim që fyen Kosovën dhe miqtë e saj.
Festimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës u shënua dje në forma të të ndryshme.
Por ajo që bie në sy është manifestimi me shampanjë në qendër të Prishtinës në sheshin “Skënderbeu”.
Pranë çdo flamuri të shtetit që e ka njohur Kosovën, organizatorët kanë vendosur nga një shishe shampanjë të shtrenjtë.
I pari që hapi shishen ishte Kryeministri Haradinaj në ora 14:39 ( koha kur është shpallur Kosova shtet i pavarur).
Kjo formë e manifestimit të përvjetorit të pavarësisë është fyerje për Kosovën dhe miqtë e saj.
Populli dhe shteti i Kosovës nuk e ka pije tradicionale shampanjën.
Kjo tregon se sa mashtrues dhe artifical po paraqitemi para bashkësisë ndërkombëtare.
Populli i Kosovës e don e SHBA-në, dhe gjitha vendet që na kanë mbështetur.
Por populli i Kosovës kurë nuk e ka pasur traditë me i mashtru miqtë e vet.
Populli i Kosovës është i zhytur në varfëri dhe në papunësi, ndërsa qeveria ndanë 500 mijë euro për manifestimin e përvjetorit të pavarësisë.
Vitin e kaluar po kjo qeveri në krye me Kryeministrin Haradinaj, ndau 550 mijë eurot e fundit të buxhetit të Kosovës, për ” vitin e Skënderbeut” për restaurimin e një kishe në Prizren dhe veprën e Marin Barletit.
Po vitin e kaluar, kjo qeveri i ndau 300 mijë euro për koncertin e Rita Orës.
Kryeministër Haradinaj, buxheti i Kosovës nuk është pronë e qeverisë.
Ato janë para të qytetarëve të Kosovës të grumbulluara nga taksat e tyre.
Kryeministër Haradinaj, manifestimi i djeshëm me shampanjë ku ti ishe i ftuar dhe ti hape shishen i pari, jo vetëm që paraqet mashtrim dhe paraqitje fallso para miqve ndërkombëtar jo vetëm që fyen identitetin tonë, por fyen edhe ato shtete mike që e kanë njohur Kosovën dhe që nuk e konsumojnë shampanjën.
Kryeministër Haradinaj, mos harro se populli i Kosovës në regjistrimin e fundit të popullsisë ka dalë rreth 96% myslimanë.
Ti si kryeministër duhet ta respektosh besimin e këtij populli shumicë.
Kryeministër Haradinaj, shumë familje nuk e kanë të rregulluar çështjen e banimit e tyre.
Shumë mirë kishte me qenë me iu dorëzu çelësa të shtëpive apo banesave për ditë të pavarësisë së Kosovës.
Me shampanjë për pavarësi, ti nuk po i bën mirë as popullit të Kosovës, dhe as miqëve ndërkombëtar.