Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir në konferencën e sotme njoftoi se sot në Bruksel janë mbledhur ministrat e brendshëm e vendve anëtare të BE-së për të shqyrtuar gjendjen dhe masat lehtësuese për refugjatët ukrainas.
“Unë mendoj se të gjithë, i gjithë Bashkimi Evropian duhet të veprojnë sa më shpejtë që është e mundur. Sot ministrat e Punëve të Brendshme takohen në Bruksel për të diskutuar rreth kësaj çështje, që të shmangen procedurat burokrate dhe t’ju mundësohet refugjatëve që të mund të hyjnë, të kenë leje qëndrime, që të mund të kenë punë “, tha Gir.