GIZ-i i jep mbështetje Drenasit në projekte të ndryshme

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesin e organizatës gjermane GIZ, Shkelqim Daci, dhe përfaqësuesen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Vjollca Puka, ku kanë diskutuar për projektin e menaxhimit të tokave, për tokat nën komosacion, dhe për hartat zonale dhe krijimin e bazës së të dhënave për të gjitha tokat bujqësore të kësaj komune.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se përfaqësuesi i organizatës gjermane GIZ, Shkelqim Daci, ka ofruar mbështetje të parezervë si në stafin profesional ashtu edhe në programe mbështetëse në këta sektorë, transmeton Koha.net.

Kurse i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka ofruar mbështetje dhe krijimin e kushteve ligjore për bashkëpunim, në realizimin e projekteve që janë ne të mirën e gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Ndryshe, Komuna e Drenasit ka memorandum bashkëpunimi me organizatën gjermane GIZ për menaxhimin e mbeturinave dhe zgjerimin e tyre, që deri më tani ky shërbim është shtrirë në 95 për qind e territorit të kësaj komune.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme