Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Gjakovë, ku djali ka goditur nënën e tij.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur në rr.“Sadik Stavileci“, dje rreth orës 18:30.
Policia është informuar se një grua është sulmuar fizikisht, duke u goditur me grusht në kokë nga djali i saj.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në kontroll mjekësor – Psikiatri.
Po ashtu, sipas Policisë, është njoftuar mbrojtësi i viktimave, me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.