“Gjakun e lajm me gjak!” – Sulmohet shtëpia e italianit që vrau 25-vjeçarin shqiptar, shqiptar që tentoi ta grabiste! 3 të dyshuar për ngjarjen

Një ngjarje e re ka tensionuar më tej situatën në Foria të Centola-s, Itali, pas vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar Rivaldo Rusi nga shtetasi italian Aurelio Valiante gjatë një tentative për grabitje. Sipas mediave italiane, tre persona, dyshohet shqiptarë, kanë sulmuar natën banesën e Valiante, në atë që hetuesit e konsiderojnë si një akt paralajmërues hakmarrjeje.


Autorët janë afruar në errësirë dhe kanë thyer një ballkon për të parë nëse Valiante ndodhej ende aty. Sipas autoriteteve, shtëpia ishte bosh, pasi Valiante dhe familja e tij ishin zhvendosur në një vend të mbrojtur për shkak të frikës nga reagimet dhe kërcënimet e mundshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Via Carpine”, vetëm pak orë pas transferimit të autorit të dyshuar të vrasjes. Në vendngjarje janë konstatuar vetëm dëmtime materiale – një gjurmë e qartë e pranisë së sulmuesve.

Hetuesit nuk përjashtojnë pistën e hakmarrjes, e nxitur edhe nga valë reagimesh të ashpra në rrjetet sociale, ku shumë përdorues shqiptarë kanë shpërndarë mesazhe kërcënuese, me fraza si: “Gjakun e lajm me gjak”. Autoritetet druajnë se kjo atmosferë mund të kalojë nga virtualja në realitet.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania-s po avancojnë. Tre persona janë aktualisht të hetuar:
– Aurelio Valiante, 58 vjeç – i dyshuar për vrasje me armë zjarri;
– M. Valiante, 50 vjeç – vëllai i autorit, i dyshuar për ndihmë në fshehjen e trupit, i cili u gjet në një kazan vere të maskuar me bimësi;
– Xhuijan Kurti, 27 vjeç – shqiptar që akuzohet si bashkëpunëtor i viktimës në tentativën për grabitje, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Cardarelli” të Napolit.

Një person i tretë, pjesë e tentativës për grabitje, është ende në kërkim nga autoritetet.

Ndërkohë, pritet me rëndësi autopsia e trupit të Rivaldo Rusi-t, që do të kryhet në spitalin “San Luca” të Vallo della Lucania-s. Ekspertiza do të përcaktojë nëse i riu është qëlluar përballë apo nga pas, një detaj vendimtar për të vlerësuar nëse kemi të bëjmë me vetëmbrojtje apo tejkalim të saj. Në autopsi do të jetë i pranishëm edhe mjeku i familjes së viktimës, i përfaqësuar nga avokati Fabio Della Corte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme