Gjarpri nuk ecën vetëm

Vendi po hyn në një fazë të re të krizës politike të një testi të paprecedentë për stabilitet qytetar në kohë të pandemisë

1.

Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të vendit dhe mbajtësit të nofkës “Gjarpri”, mblodhi për konsultë lidhur me zgjidhjen e krizës politike të krijuar pas votimit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës më 25 mars përfaqësuesit e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Këtë mbledhje e thirri pasi i shkroi kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të subjektit fitues në zgjedhje, Albin Kurti, se “me keqardhje konstatoj se me veprimet tuaja nuk e keni shfrytëzuar të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për ta formuar qeverinë, në pajtim me Vendimin e KQZ-së për certifikim të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”. Në letër paralajmëroi mbajtjen e këtij takimi konsultativ me përfaqësuesit e partive, duke u bazuar në nenin 95 të Kushtetutës së vendit.

Pasi që zhvilloi suksesshëm anketimin e përfaqësuesve se a janë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme apo për të formuar qeveri nga kjo përbërje e Parlamentit, Thaçi interpretoi se për formimin e një qeverie të re janë 91 deputetë të Kuvendit aktual dhe se do t’ia japë mandatin partisë, e cila dëshmon se mund ta formojë qeverinë e re dhe të marrë vota të mjaftueshme për të.

Në dalje prej mbledhjes, prononcimi më i dëgjuar ishte ai i kryetarit të LDK-së, i cili foli si person në krye të subjektit që do ta formojë së shpejti qeverinë e re.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme