Gjashtë gjërat që do të bëjë Trump posa të hyjë në Shtëpinë e Bardhë (video)

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, deklaroi se që ditën e parë të marrjes së pushtetit SHBA do të dalë nga marrëveshja e Partneritetit Trans-Pacifik (TPP).

 

“Kam kërkuar nga ekipi tim tranzitor që të hartojë një listë të veprimeve ekzekutive që mund të merren që në ditën e pare që të ripërtërijmë ligjet tona dhe të kthejmë prapa vendet tona të punës”, ka thënë Trump në një video mesazh në të cilin ai njoftoi prioritetet në njëqind ditët e para të qeverisjes, publikuar në rrjetin social Facebook, raporton Express.

“Kur është fjala për tregti, njoftoj se kemi ndërmend që të tërhiqet nga partneriteti Trans-Pacifik, një katastrofe e mundshme potenciale për vendin tonë”, ka thënë Trump.

“Në vend të kësaj, do të negociojmë në përfundimin e marrëveshjeve bilaterale të tregtisë në mënyrë që të rikthejmë përsëri vendet punes dhe industrinë në tokën amerikane”, tha Presidenti i sapozgjedhur amerikan duke njoftuar tërheqjen nga marrëveshja e tregtisë e cila u nënshkrua në vitin 2015 dhe e cila përfshin 12 vendet e rajonit, në të cilin nuk është përfshirë Kina.

Marrëveshja ende nuk është ratifikuar dhe, kur do të hynte në fuqi, do të mbulonte 40 për qind të ekonomisë botërore.

Tramp në videoporosinë etij përmendi gjashtë veprime që synon të bëjë që ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë:

– Tërheqja nga TPP,

– Heqja e kufizimeve për prodhimin e energjentëve në SHBA, e që do të hapte miliona vende pune,

– Heqja e rregullave që lidhen me ndërmarrësinë dhe futjen e rregullave që për një rregull të re të hiqen dy të vjetra,

– Krijimi i një plani për të luftuar sulmet kibernetike dhe të gjitha sulmet e tjera,

– Urdhëresën për hetimin e keqpërdorimit të vizave me cilat janë dëmtuar punëtorët amerikanë,

– Aplikimin e një ndalimi të lobimit pesë vjeçar në marrjen me punë lobuese për të gjithë ata që lënë pozitat e larta në shërbimin civil.

Shumë analistë dhe komentues të rrjetave sociale theksijnë atë që Trump nuk e përmendi në mesin e veprimeve të tij të para – ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën dhe të shfuqizojë Obamacare (ligjin për shëndëtësinë në Qeverinë Obama).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme