Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, ndërsa pesë persona janë privuar nga liria.
Mbrëmë (12.06.2026), në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një 59-vjeçare nga një fshat i Strumicës. Sipas denoncimit, ajo më 11.06.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht nusen e saj dhe nipin e mitur. Ajo është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë.
Më 11.06.2026 në orën 23:30 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria Q.I. (53) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 20:25 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht djalin e tij 30-vjeçar, dhe më pas me një mjet të mprehtë ka kërcënuar djalin dhe nënën e tij.
Më 11.06.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria I.P. (35) nga Manastiri, pas denoncimit paraprak se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 34-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime.
Më 11.06.2026 në orën 15:00, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.S. (28) nga Velesi. Sipas kallëzimit të nënës së tij 48-vjeçare, ai ka ardhur në shtëpi, ka kërcënuar, ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe ka ndjellë frikë te anëtarët e tjerë të familjes, duke mos respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Veles për ndalim të kërcënimit, ngacmimit, telefonimit, kontaktimit ose komunikimit në çfarëdo mënyre me prindërit e tij, ndalim për t’u afruar në distancë më të afërt se 100 metra prej vendbanimit. Për rastin është njoftuar prokurori publik.
Më 11.06.2026 në orën 21:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.N. (39) nga Kumanova, pasi rreth orës 17:00 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë kohore ka qenë e maltretuar psikikisht dhe fizikisht nga i biri.
Më 11.06.2026 rreth orës 23:40 në SPB Shkup, një 41-vjeçare ka denoncuar se në rrethin e Shkupit është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.A.
MPB informoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
The post Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona të privuar nga liria appeared first on Alsat.



