Policia e Kosovës njofton se gjatë kësaj ka arrestuar 6 persona të dyshimtë për 2- vjedhje të rëdna në rajonin Pejës, transmeton Koha.net.
Arrestimi është në bashkëpunim me Stacionin Policor të Deçanit dhe me njësitë tjera policore e qytetarët e kësaj zone.
Personat e dyshuar të arrestuar janë:
Xh. Th. lindur me 1975 m/k/sh
A. P. lindur me 1993 m/k/sh
L. P. lindur me 1988 m/k/sh
F. O. lindur me 1985 m/k/sh
B. K. lindur me 1991 m/k/sh
M. P. lindur me 1979 m/k/sh
Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit.
Këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.
Nga hetimet e koordinuara me njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale në Pejë, janë siguruar prova të mjaftueshme për zbardhjen e të paktën 20 (njëzet) rasteve të ‘vjedhjeve të rënda’ dhe ‘grabitjeve me armë’ që dyshohet se janë kryer nga të dyshuarit e lartcekur.
Në këtë veprimtari intensive policore sekuestruara:
• tri armë zjarri
• sasi e konsiderueshme e municionit
• sasi e konsiderueshme e stolive të arit,
• sasi të parave të gatshme
• një llap-top dhe një I-Pad
• disa telefona celularë etj.
© KOHA.