Nga Ministria e Punëve të Brenshme bëjnë të ditur se gjatë 24 orëvet të fundit janë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, pesë prej tyre pa leje patentë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, pesë (dy në Kërçovë dhe tre në Shkup) kanë drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa dy (nga një në Negotinë dhe Kërçovë) kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, njoftoi MPB.
MPB apelon të respektohen rregullat në komunikacion për më shumë siguri në rrugë./Alsat.mk.



