Gjatë javës së kaluar teleferikun në Vodno e shfrytëzuar 3.721 qytetarë

Në periudhën prej 29 prillit deri më 5 maj, me teleferikun nga Vodno e Mesme deri në Kryqin e Mijëvjeçarit e kanë shfrytëzuar 3.721 qytetarë, përkatësisht vetëm gjatë fundjavës (30 prill dhe 1 maj) Vodno-n e kanë vizituar dhe kanë shfrytëzuar teleferikun 1.980 qytetarë.

“Kjo e dhënë tregon se përfitimi që e ndjenë shkupjanët me riaktivizimin e teleferikut është i madh. Teleferiku nga Vodno e Mesme deri në Kryqin e Mijëvjeçarit dhe tre linjat e autobusëve që shkojnë në Vodno janë sërish në funksion nga data 30.12.2021. Në periudhën maj – shtator teleferiku funksionon çdo ditë, përveç të hënës dhe çdo të martë të fundit të muajit (për shkak të shërbimit), nga ora 10 deri në 20”, thonë nga qyteti.

Ata theksojnë se protokollet e mbrojtjes nga Covid 19 janë të vlefshme për të hipur në teleferik – transporti i maksimumit katër personave, të cilët janë të detyruar të mbajnë maskë, lejohet në kabinë. Pasagjerët maten për temperaturën dhe dezinfektohen përpara se të hyjnë në kabinë. Kabinat dezinfektohen tre herë në ditë.

Qytetarët lejohen të përdorin edhe dy transportues për transportin e kafshës shtëpiake (qen me lartësi të vogël/mesatare), si dhe lejohet transporti i një qeni shoqërues të personave me aftësi të kufizuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme