Kandidati i PD për deputet në qarkun e Lezhës. Agron Gjekmarkaj ka reguar pas sulmeve që Rama lëshoi në këtë qytet ditën e sotme ndaj PD dhe kandidatëve të saj.
‘Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi në shtëpinë tonë Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bulist! Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur është i gëzuar, rren kur është i mërzitur por sot tha një të vërtetë! Ja kemi kundërshtuar ligjin e ndyrë të arsimit të lartë, sa kemi mundur, me argumente e forcë sepse është një ligj totalitar, ideologjik që synon vendosjen e Universiteteve nën tutele partitë që pedagogët i do për komisarë e punëtorë propagande!
© SYRI.net