Një histori me fund të lumtur ku protagonistë të saj janë ish-portieri i Vardarit në hendboll, Gjokica Stojanovski, dhe ish-boksieri, aktualisht trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Naser Haruni.
Ky i fundit gjeti një çantë të humbur, brenda të cilës kishte 800 euro dhe dokumente.
Pasi pa adresën e personit të cilit i kishin humbur ai u shfaq në shtëpinë e Gjokicës dhe i ktheu çantën.
I surprizuar nga gjesti i shqiptarit, maqedonasi i dha 100 euro si shpërblim.
© SYRI.net