Hetuesit kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që ndodhi në Lundër, ku 4 persona mbetën të plagosur. Grupi hetimor ka gjetur disa sende të dyshuara që mund t’i përkasin autorëve të atentatit, të cilat u gjetën në vendin ku dyshohet se ata janë fshehur pas ngjarjes. Hetuesit besojnë se gjatë këtij momenti, autorët kanë dëmtuar një gardh metalik për të gjetur mbulesë.
Gjatë kontrollit të këtyre sendeve, janë zbuluar gjurmë dhe materiale gjenetike, të cilat janë dërguar në laborator për të përftuar profilin e ADN-së. Më pas, do të kryhen krahasime genetike për të identifikuar nëse këto prova mund të përdoren për të identifikuar autorët dhe për të përshpejtuar hetimet.