Gjenden ‘djajtë’ e Tasmanisë, ka shpresë se speciet nuk do të vdesin

Një grup djajsh tasmanianë janë gjetur në pjesët e largëta të ishullit australian të Tasmanisë, duke ushqyer shpresën se kjo specie e rrezikuar do të shpëtohet nga zhdukja.

Këto lloj gjallesash që jetojnë vetëm në Tasmani për dy dekadat e fundit janë prekur nga një tumor infektiv, i cili ka shkaktuar zhdukjen e pothuajse 80 për qind të tyre.

Katërmbëdhjetë mostra, jo të infektuara, u gjetën gjatë një ekspedite tetëditore në jugperëndim të ishullit, zbulon kreu i programit “Save the Tasmanian Devil”, David Pemberton.

Kafshët janë midis 18 muaj dhe pesë vjeç. ‘Djajtë’ tasmanianë morën emrin e tyre për shkak të ngjashmërisë me mishngrënësit më të mëdhenj në botë.

Në moshën madhore ata rriten deri në 70 centimetra në gjatësi dhe peshojnë deri në 12 kilogramë. Humbja e tyre do të ishte e dëmshme edhe për mbajtjen e ekosistemit në Tasmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme