Gjashtë njerëz janë gjetur të gjallë pas dy ditësh prej kur orteku goditi hotelin duke lënë afër 30 të zhdukur, raportojnë mediat italiane, transmeton koha.net.
Ekipet e shpëtimit kanë thënë se gjashtë persona të mbijetuar janë gjetur të varrosur nën dëborë, por ende nuk janë nxjerrë nga aty.
Ata tani kanë kërkuar helikopterët e shpëtimit për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për të nxjerr nga dëbora të mbijetuarit.
Deri tani është konfirmuar se katër persona janë gjetur të vdekur, derisa 20 ende mbesin të zhdukur, derisa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar misionin e tyre për gjetjen e tyre.