Një person ka njoftuar në Polici se derisa ishte duke punuar në objektin e ish-TMK-së kanë gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Ngjarja, siç transmeton KP, ka ndodhur në rrugën “Zekerija Cana” në Prishtinë ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e granatës së dorës në mënyrë të sigurt.