Gjendet i pajetë në kryeqytet një person midis shkurreve, ja çfarë dyshohet

Një person është gjetur pa shenja jete mes shkurreve pranë rrugës “Njazi Meka” në kryeqytet, paraditen e sotme.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Trupi i pajetë është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe identitetin e viktimës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërkohë që pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme