Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në shtëpinë e tij në fshatin Trudë të Prishtinës.
Sipas Policisë, viktima është gjetur me një plagë në trup, saktësisht nën sqetull e që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kurse rasti është duke u hetuar.