Është raportuar se viktima mashkull në shtëpinë e tij në Suharekë ishte gjete pa shenja jete.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e ka konstatuar mjeku.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/