Ndoshta Kremlini fshehë vrasjen e Oleg Erovinkin, ish gjeneral i KGB’së, i cili e ka ndihmuar spiunin britanik Christopher Steele (ish pjesëtar i MI6) që të zbulojë dokumentet të cilët e komprometojnë presidentin amerikan, Donald Trump.
Në dokumente shkruan se Rusia ka ndihmuar që Trump të zgjidhet president i SHBA’ve, por edhe që ka pretendime mbi jetën seksuale të tij.
Erovinkin është gjetur i vdekur në “Lexus’in” e tij më 26 dhjetor. Edhe pse pretendohet se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, besohet se është vrarë pikërisht për shkak të rolit të vet në dokumentet komprometuese. Nga morgu në Rusi nuk është publikuar konfirmimi mbi shkakun e vdekjes, shkruan Daily Mail, transmeton gazetametro.net.
Erovinkin përshkruhet si ndërmjetësues kyç në mes të Igor Sechin, ish zëvendës kryeministër rus dhe presidentit Vladimir Putin.
Në dokumentacionin, i cili është publikuar, agjenti Steele ka theksuar se burimi i tij ishte i afërt me Sechin’in. Ai ka thënë se burimi ka zbuluar lidhjen në mes të mbështetësve të presidentin amerikan dhe Moskës.
Në kohën e vdekjes së Erovinkin’it, agjencia shtetërore ruse e lajmeve ka transmetuar se trupi i tij është gjetur në Lexus të zi dhe se hetimet po vazhdojnë. Informata e parë ishte se ai ka vdekur nga sulmi në zemër edhe pse nga morgu nuk është konfirmuar shkaku i saktë i vdekjes së tij.
Eksperti rus i sigurisë ka shkruar në bllogun e tij, se beson se Erovinkin ishte burimi i Steele për dokumente. Ka shkruar se nuk ka dyshim se ky dosje ishte në tavolinën e Putin’it në kohën kur ai ka vdekur, transmeton gazetametro.net.
“Ai ka pasur motiv që të kërkojë dhe ta gjejë “urithin”, ka shkruar ai.
Të përkujtojmë, Steele’it i është humbur çdo gjurmë. Ai ka vendosur që përkohësisht të largohet në vend të sigurt, sepse frikohet për jetën e tij, ka zbuluar miku i tij i afërt. Spekulohet se ai mund të jetë në shtëpinë e sigurt të shërbimit britanik të inteligjencës MI6 për të cilin ka punuar më parë.