Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër, ku një burrë është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, mësohet se trupi i pajetë u gjet në makinë nga banorët e zonës, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës.