Gjendet i zhdukuri nga Shipashnica e Kamenicës

Pas një ditë kërkimi është gjetur 20-vjeçari Gentian Dermaku nga fshati Shipashnicë e Kamenicës.

Lajmin e kanë konfirmuar të afërmit e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Sipas tyre, Gentiani është gjendur në fshatin Roganë.

Ai është gjetur pas përpjekjeve të vazhdueshme të familjes, banorëve të fshatit që ishin dalë ta kërkonin si dhe me ndihmën e policisë.

Po ashtu, mësohet se Gentiani është dërguar në spital, por nuk dihen detajet tjera.

Banorët e fshatit e kanë pritur me gëzim gjetjen e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme