Zyrtarët policor nga SPB Tetovë me 19 mars, nga ora 19 e 30 minuta deri në orën 22.00, pas një kontrolli paraprak në një lokal dhe në një vendshitje të veturave të vjetra, që gjendet në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë dhe që është pronë e N.S.(31) nga Shemshova, kanë arrestuar: L.S.(24), S.A.(33) nga Tetova, M.A.(37) nga Poroji, S.S.(29), S.S.(36), dytë nga Shemshova si dhe pronarin e objektit.
Gjatë kontrollit të kryer me fletarrest gjyqësor në vende të ndryshme, janë gjetur 25 pako kokain dhe marihuanë. Të arrestuarit janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për zbardhje dhe dokumentim të plotë të rastit dhe kundër tyre do të pasojë padi adekuate penale. /sakte.net/



