Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gjonaj të Prizrenit është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Ankuesi i gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se ka hasur në mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar pa incidente./Lajmi.net/



