Një mashkull rreth të 50’tave është gjetu pa shenja jete sonte në Prishtinë, shkruan gazetametro.net.
Siç mësohet, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, me ç’rast policia kanë dalur në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur trupin.
Lajmin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. Ajo ka treguar që informacionin e kanë pranuar në orën 18:00.
“Po, në orën 18:00 kemi pranuar informacion, e me të dalë në vendin e ngjarjes është evidentuar trupi i pajetë. Bëhet fjalë për një mashkull rreth 50 vjeçar”, ka thënë Ahmeti për Metron.