Gjendet një person pa shenja jete tek parku “Frankofonia”, raporton Alsat. Ka më shumë se 1 orë që fytyra e këtij personi është e mbuluar vetëm me një qese plastike, dhe dy policë e ruajnë atë.
Sipas informatave të Alsat, vdekja është konstatura nga ndihma e shpejtë dhe dyshohet të jetë nga një atak kardiak, derisa për shkak të procedurave, trupi nuk mund të tërhiqet nga vendi i ngjarjes, pa njoftimi e familjarëve dhe pa arritjen e inspektoratit.
Nderkohë, qytetarë të shumtë që kanë dalë në park bashkë me fëmijët, mund ta shohin kufomën, dhe kalojnë shumë afër tij. /Alsat.mk