Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Komanit, ja çfarë dyshohet

Është gjetur trupi i pajetë i një 77-vjeçari në liqenin e Komanit. Trupi i të moshuarit me iniciale K. Gj., banues në fshatin Buzhalë, u gjet rreth orës 08:40.


Nga hetimet paraprake dyshohet se 77-vjeçari është mbytur në liqen, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.

“DVP Shkodër Informacion paraprak/Rreth orës 08:40, është gjetur i pajetë në liqenin e Komanit, shtetasi K. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, i cili dyshohet se është mbytur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftimi i policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme