Kufoma e një të moshuari është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Vardar.
Pas veprimeve të ndërmarra, u konstatua se trupi i pajetë është shtetasi me inicialet J.Sh.(88), i cili u raportua se ishte larguar nga shtëpia më datë 15.10.2023.
Nga MPB-ja informojnë se rasti në SPB Shkup është lajmëruar nga një kalimtar i rastit në ora 09:25 të mëngjesit të sotëm.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.