FIER- Banorët e lagjes ’16 prilli’ në Fier janë bërë dëshmitarë të një skene horror në një banesë të braktisur. Era e rëndë, i çoi banorët në gjetjen e një trupi të pajetë.
Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare si dhe referuar autoriteteve, viktima i përket seksit mashkull 42 vjeç dhe është identifikuar si, Juljan Prifti.
Mësohet se viktima ishte larguar nga banesa e tij përpara 2 muajsh, saktësisht më 26.03.2022pa lënë gjurmë.
Nga këqyrja paraprake, policia nuk raportoi shenja dhune. Nga ana tjetër ende nuk ka një pistë dyshimi rreth trupit të pajetë që u gjet në qytetin e Fierit.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTMI I POLICISË:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, në lagjen “16 Prilli” , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GSh