Gjendet pa shenja jete 44-vjeçari në stallën e bagëtive nga familjarët! Dyshohet se…

Një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të dielë nga familjarët e tij në fshatin Turan të Korçës.


Burime për News 24 bëjnë me dije se 44-vjeçari u gjet i pajetë nga familjaret i vetë varur në stallën e bagëtive shumë afër me banesën.

Policia bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë

Korçë/Informacion paraprak
Në fshatin Turan, Korçë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. T., 44 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme