Gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës 28-vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete.


I riu, me inicialet N. Ll., është zbuluar nga familjarët në oborrin e banesës së tij në fshatin Cakran, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke u vetëvarur.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Menjëherë pas gjetjes së trupit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie.

Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë çuar të riun drejt një akti kaq ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në fshatin Cakran, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, shtetasi N. Ll., 28 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme