Një person është gjetur i vdekur në fshatin Prugovc, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
KOHA mëson jozyrtarisht së bëhet fjalë për një të moshuar i cili është gjetur pa shenja jete në një motel që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar për KOHËN se rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në këtë fshat.
“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.
Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes./koha