Gjendet trupi i dekompozuar i një personi në Tepelenë, ja çfarë thotë policia

Pjesë trupi të dekompozuara janë gjetur sot (21 janar) në një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, në Tepelenë.


Sipas informacioneve të para, mësohet se janë gjetur mbetje kockore (gjysmë kafkë).

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

Tepelenë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme