Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në Lagunën e Patoku


Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në lagunën e Patokut, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt gjatë kohës që po lahej me një shok të tij. Trupi i pajetë i të miturit është gjetur pas disa orësh kërkime intensive nga polumbarët e RENEA-s.

Të dy adoleshentët kishin hyrë në det përmes kanalit që lidh lagunën me detin, por situata mori një kthesë tragjike. Njëri prej tyre u nxor me vështirësi dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shoku i tij u zhduk në ujë.

Njoftimi i policisë

Kurbin / Informacion paraprak

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e palombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme