Trupi i pajetë i një 40 vjeçari është gjendur në ujërat e lumit Drin ditën e sotme, në afërsi të urës së Bahcallekut.
Uniformat blu nuk e kanë identifikuar akoma personin, por sqarojnë se është rreth 175 cm i gjatë, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantellona të gjata kafe, atlete të zeza Adidas, flokë-shkurtër dhe pa mjekër.
Nga vëzhgimet e para nuk konstatohen shenja dhune, por do kryhet ekspertiza.
Ndërkohë po vijojnë punimet për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftim
Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune.
Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.