Zyra e drejtorit të përgjithshëm të MPJ-së të Kosovës bën të ditur se Sylë Ukshini, aktualisht ministër këshilltar, është caktuar të shërbejë nga sot si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë
Këtë detyrë ai do ta ushtrojë deri në emërimin e ambasadorit të ri, sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.
Ambasadori i deritashëm i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë kohë më parë, pas kandidimit për kryetar të Komunës së Drenasit.