Gjendja e rrugëve, qarkullimi zhvillohet në rrugë të lagështa

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, në rrugë kryesisht me lagështirë. Mjegull me dukshmëri deri në 50 m. ka nga Grupçini deri në Tetovë.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët  jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidha Automoto  rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, ura që shpie në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (komuna e Mavrovës dhe Rostushës) është rrënuar që nga data 16.12.2022.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme